Standard.al

Gjendja e mjerueshme e Shqipërisë, Kryemadhi: “Raporti i OSBE/ODIHR këmbanë alarmi për politikën!!!

0

Në një deklaratë për mediat , kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas raportit të OSBE për 30 Qershorin shprehet se:

“Nuk kemi asnjë mëdyshje që ai raport do të sillte konkluzione të qëndrueshme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike ku ndodhet vendi. Raporti i OSBE/ODHIR është skaner për të vërteten. Në atë raport është e qartë situata, pasi tregoi shkatërrimin ligjor të vendit. KQZ interpretoi ligjin sipas Ramës”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thekson se sot vendi ka nevojë urgjente për hapjen e negociatave, ndërsa ftoi palët politike, mes tyre edhe kryeministrin Rama që të tregohen të përgjegjshëm dhe t’u japin  zgjidhje shqiptarëve.

“Hapja e negociatave është një nga pikat kyçe që ka nevojë sot Shqipëria. Duhet të zgjohemi. Të gjithë partitë politike duhet të marrin përgjegjësi, nga ne të parët, si opozita, dhe më pas Edi Rama, i cili shkatërroi sektorët si shëndetësinë, ekonominë dhe largoi të rinjtë nga vendi”- shtoi ndër të tjera, Monika Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.