Standard.al

Ditë turpi e qeverisë!!! Manjani: Raport i OSBE-ODIHR thjesht e konfirmoi, 30 qershori nuk ra sepse nuk ishte!

0

Ish-ministri Ylli Manjani sqaron se ata që mendojnë se pas raportit të OSBE-ODIHR 30 qershori ka rënë, ai thotë se 30 qershori nuk ishte dhe ODIHR vetëm sa e konfirmoi, duke e cilësuar si një ditë kur qeveria moniste vendosi të rrëmbejë me dhunë pushtetin vendor, si ditë e turpit, e njollës.

POSTIMI I MANJANIT

30 qershori nuk ra, sepse nuk ishte. ODIHR vetëm sa e konfirmoi këtë gjë.
Nuk ishte një datë zyrtare për zgjedhje. Si e tillë, nuk regjistrohet dot në asnjë kalendar zyrtar të shtetit si datë zgjedhjesh.
30 qershori 2019 regjistrohet vetëm në kalendarin politik si dita kur qeveria moniste vendosi të rrëmbejë me dhunë pushtetin vendor. Vendosi të kthejë bashkitë në Komitete Ekzekutive moniste.
Vetëm tek ky kalendar mund të gjendet ky 30 qershor, si ditë e turpit e njollës edhe më të zezë politike se ajo e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996.
Prandaj, cilido që thotë se “ra 30 qershori”, në fakt i ka dhënë kësaj date një vlerë zyrtare që nuk e ka. Nuk e ka pasur as para raportit të ODIHR.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.