Standard.al

Bëjnë gjëra të pazakonta për t’u futur në librin e rekordeve Guiness…

0

Si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe mijëra aplikantë janë duke pritur në radhë për të treguar aftësitë e tyre të jashtëzakonshme me të vetmin qëllim – që të futën në librin e rekordeve Guiness.

Raportohet se këtë vit kanë aplikuar 50 mijë persona nga e mbarë bota, gjysma prej tyre tashmë kanë publikuar videot duke shfaqur talentin në fusha të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Se për çfarë bëhet fjalë videot e publikuara më poshtë tregojnë më së miri, ku një femër shihet se si me këmbë arrin të gjuaj me shigjetë dhe hark derisa mbahej me duar në tokë.

E sikur kjo të mos mjaftonte një garues tjetër shihet se si thyen dërrasat e palosura njëra mbi tjetrën sikur të ishin ato nga letra. Megjithatë, ka edhe gjëra më ekstreme, siç është personi që hidhet me parashutë dhe në ajër bën “truqe” të ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.