Standard.al

Aksident i rëndë/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen rëndë katër persona

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Elbasanit.

Dy makina mësohet janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjet, një ‘Benz Gl’ dhe një ‘Ford’

Në makinën tip ‘Benz GL ‘ ka është plagosur vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka qenë i vetëm në drejtimin e mjetit, ndërsa në makinën tip ‘Ford’ janë plagosur tre persona.

Policia është aktualisht në vend ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.