“Në presionin e kërcënimeve të kryeministrit”, “184” dhe “339”, gazetari: Minimizim i krimit në ato dosje

0
130

Gazetari Aulon Kalaja shprehet se heqja e dosjeve “184 dhe 339” nga Prokuroria e Krimeve te Renda, se gjoja nuk eshte kopetence e saj, nuk eshte gje tjeter, vecse minimizim i krimit ne ato dosje.

“Sikur te vertetat qe mbajne ato dosje nuk kane ndonje rendesi te madhe dhe nuk perbejne ndonje veper te madhe penale dhe se mund te mos trajtohen nga prokuroret e krimeve te renda, por ato do te hetohen nga prokuroret e thjeshte te Durrsit dhe Dibres. Kjo eshte nje levizje tipike mafioze, per t’i hedhur hi syve qytetareve, per t’i lene te fjetura ato dosje, qe kurre te mos dale e verteta.

Imagjinoni se si ndjehet nje prokuror i thjeshte, sot ne Durres dhe Diber, kur ka keto dosje ne tavoline. Pervec dares se ‘vettingut’, ai ndodhet edhe ne presionin e kercenimeve te kryeministrit, i cili jo rrallehere ia ka telefonuar gjyqtareve dhe prokuroreve shqiptare duke i bere presion per ceshtje te caktuara”, shkruan Kalaja në një status në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here