FOTO/ Gazetari denoncon situatën e rëndë: Nuk vjen ambulanca, policia bën sehir

0
122

Gazetari Denis Dyrnjaja ka bërë një denoncim në rrjetet sociale teksa është përballur me një situatë të rëndë. Krahas një fotoje që ka publikuar, gazetari shkruan se një i ri është i shtrirë në tokë pa shenja jete.

Dyrnjaja shkruan më tej se pavarësisht se është lajmëruar ambulanca prej më shumë se gjysmë ore, nuk ka mbërritur në vendngjarje. Ndërsa për policinë, gazetari shkruan se ndodhet aty por bën sehir.

Denis Dyrnjaja nuk bën me dije se ku është shkrepur kjo foto.

“Një djalë i ri qëndron prej më shumë se 30 minutash shtrirë në rrugë. Njerëzit kalonin dhe thjeshtë e shikonin. Pasi e pikasa njoftova policinë që mbërriti pas 7 minutash. Ambulanca ende nuk ka mbërritur, kur po kalon gjysmë ore.

Policët thjeshtë janë duke ndenjur aty pasi bënë një këqyrje të personit i cili nuk jep shenja jete fare edhe pasi ata tentuan ta lëvizin. Duket që është një situatë komplet e paqartë dhe në ç’rrethana ende personi në gjendje “shoku” nuk po merr ndihmën e parë. Trajnimi për raste të tilla duket se mungon,”- shkruan gazetari Denis Dyrnjaja në rrjetet sociale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here