Standard.al

“E pacipë se si fasada shitet si punë”, ish deputeti Spahia, akuza të forta ministres Manastirliu

0

Ish-deputeti Bardh Spahia ka denoncuar  propagandën fasadë të Rilindjes me Shëndetësinë falas, ku së fundmi në QSUT mungon edhe preparati Magnivist, kontrasti për kryerjen e Rezonancës Magnetike, një nga ekzaminimet bazë dhe me thelbësore për pacientët.

Spahia ka bërë fajtor për këtë gjendje, ministren e Shëndetësisë Manastirliu, për papërgjegjshmërinë e saj kriminale

‘Papërgjegjshmëri me jetët e qytetarëve

Ministrja Manastirliu po rropatet dite pas dite te shese “arritjet” sipas saj ne shendetesi. Ndersa reklamon me te madhe ndryshime ne skemen e vaksinimit, harron dhe mbase as nuk e kupton, qe drejton nje sektor, ku njerezit i prekin deshtimet cdo dite dhe i vuajne pafund pasojat e korrupsionit dhe paaftesise kriminale te kesaj qeverie. Se fundmi ne QSUT mungon edhe preparati Magnivist, kontrasti per kryerjen e Rezonances Magnetike, nje nga ekzaminimet baze dhe me thelbesore per pacientet. Si mjek do ti thoja zonjes Manastirliu, qe propaganda fasade ne shendetesi ta nxjerr bojen me shpejt sesa kudo tjeter. Propaganda juaj shterpe ne shendetesi eshte thjesht kriminale e ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve e pacienteve shqiptare. E pacipe se si fasada shitet si pune, e jeta e njerezve mbetet ne meshire te trajtimit me papergjegjshmeri kriminale te nje sektori qe ka te beje me jete njerezish! #PapergjegjshmeriKriminale’. Shkruan ish-deputeti Bardh Spahia

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.