Vasili: Qëllimi i vetëm është largimi i Ramës, ja arsyeja e tre partive që kërkuan të regjistroheshin në zgjedhjet e 13 Tetorit!

0
96

Lëvizja Socialiste për Integrim konfirmon se opozita është e bashkuar në qëllimin e saj, largimin e Ramës nga pushteti.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili jep dhe arsyen se përse tre partitë e opozitës, LSI, PAA dhe PR kërkuan të regjistroheshin në zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Në ndërmorëm këto hapa zyrtare, por edhe politike më shumë se sa zyrtare, për t’i vënë në dukje brenda, por më tepër edhe jashtë vendit, që nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme, por ka vetëm një mentalitet: për të vendosur monizmin në Shqipëri”, theksoi Petrit Vasili.

Negociatat me Ramën

Aleati i Bashës shprehet i prerë teksa thotë se negociata me Edi Ramën nuk mund të këtë, për shkak se ai nuk garanton zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe se është i lidhur me krimin.

“Edi Rama ka humbur përfundimisht politikisht dhe moralisht të gjitha mundësitë për të qenë ai që dikton kushtet. Sepse ka vjedhur zgjedhjet, ka shkatërruar zgjedhjet, por ka vjedhur dhe ka shkatërruar ekonominë shqiptare. Fatet e 3 milionë shqiptarëve nuk mund të merren peng dhe nëpërkëmbë për shkak të një njeriu që ka përfunduar tashmë, që ka vdekur edhe politikisht edhe moralisht”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Mandatet e opozitës

Vasili ndau dhe mendimin e tij lidhur me djegien e mandateve të opozitës.

“Djegia e mandateve ishte unifikimi i vullnetit popullor me vullnetin politik dhe mesazhi më i fortë që i është dhënë politikës shqiptare për sot e për gjithë jetë që kurrë më parlamenti nuk duhet të jetë dhe nuk mund të shërbejë si farsë e pushtetit, por duhet të jetë oponencë e pushtetit”, tha Vasili.

Qëndrimi i Presidentit

Për Vasilin, Meta ishte njeriu i cili shmangu një përplasje civile në 30 qershor dhe u afroi partive mundësinë për të zgjidhur krizën politike.

“Një rol i shkëlqyer në pikëpamje politike, në pikëpamje shoqërore dhe në pikëpamje morale. Uli me veprimet e tij në minimum tensionin social i cili ishte shpërthyes dhe moralisht vendosi qytetarin Ilir Meta në raport shumë të drejtë me qytetarët e tij, dhe jo në raport qytetarin President Ilir Meta që të shikonte interesat e tij. Sepse ai vuri në dispozicion edhe mandatin e tij dhe rizgjedhjen e tij në funksion të zgjidhjeve. Përgjithësisht, Ilir Meta ka prirë dhe një novator i politikës shqiptare, por në këtë rast ishte më shumë se kaq, sepse luajti rolin e një ekuilibri shumë të madh dhe ka shpëtuar Shqipërinë besoj në një nga krizat më të egra e më të ashpra me të cilat ajo mund të përballej së paku më 30 qershor”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Aksioni i opozitës

Sa i përket aksionit të opozitës, ai shprehet se vetëm protestat mbarëpopullore, do mund të bëjnë presionin e duhur ndaj Ramës.

“Denoncimin e tij pa kompromis, diskreditimin përfundimtar të një klike që ka rrëmbyer pushtetin dhe një aksion i madh mbarëpopullor. Këto shina janë të palëvizshme, sepse vetëm këto realizojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa të cilat kriza në Shqipëri nuk zgjidhet”, deklaroi Petrit Vasili.

News 24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here