Standard.al

Pas dy muajve bashkë, Dua Lipa dhe Anwar hedhin hapin gjigand!

0

Dua Lipa dhe Anwar filluan lidhjen e tyre në muajin korrik. Sipas disa raportimeve thuhet se dyshja po kalojnë shumë mirë së bashku, lidhja e tyre po bëhet serioze çdo ditë. 24-vjeçarja dhe 20-vjeçari, po marrin një apartment në New York, teksa po kalojnë gjithë kohën së bashku madje edhe kur janë duke punuar.

Dua u nda nga ish i dashuri i saj Isac Carew në fillim të këtij viti edhe pse kishte kaluar një kohë të gjatë me të. Arsyeja e ndarjes së tyre nuk është bërë e ditur. Një burim për DailyMail tha se Dua dhe Anwar po kalojnë vazhdimisht kohë bashkë, kështu që kishte kuptim që ata të marrin një banesë me qera.

‘Pasi ajo të kthehet me këngë të re, do të kalojë më shumë kohë në New York, kështu që është mirë që të ketë një bazë dhe ka kuptim për të sepse shumë nga familja e saj jetojnë atje‘, shtuan ata. Dua dhe Anwar, thuhet se janë lidhur për talentin e tyre muzikor, po i tregojnë njëri-tjetrit jetën e tyre dhe po duken si fansa të njëri-tjetrit.

Lipa dhe ishi i saj Isaac,  së pari filluan takimet në 2013 dhe çifti i atëhershëm ishin së bashku për gati katër vjet para ndarjes së tyre në 2017.Ata u pajtuan në janar  të këtij viti, përpara se të ndaheshin përgjthmonë në muajin qershor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.