Standard.al

Zgjedhjet në Kosovë/ Haradinaj akuza Veselit: Kush do ta luftojë korrupsionin? Ata janë servilë! (VIDEO)

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka lëshuar akuza në drejtim të kandidatit të PDK-së për kryeministër Kadri Veseli. Haradinaj hodhi akuza në drejtim të Veselit nga qyteti i klinës, ku po mban tubim.

“Ata po na thonë, ne kemi për të luftuar korrupsionin. Shumë mirë. Por si do ta luftojnë ata korrupsionin? Këta nuk kanë guxim të thonë atë që dinë. I kam parë dhe besomëni se kanë frikë të flasin të vërtetën. “Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë”, tha Haradinaj.

Veseli nga ana tjetër ka premtuar se nëse bëhet kryeministër, do të luftojë korrupsionin në vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.