Pesë të plagosur pas sherrit mes dy familjeve në Levan. Emrat…

0
89

Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, më  pas vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit. Policia sqaron se gjithsej janë plagosur 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri.

Të plagosurit me sende të forta

Gentjan Zhupaj
Aldi Zhapaj

Të plagosur me thikë

Klajdi Lamaj
Erlind Muçaj

I plagosur me armë zjarri

Aleksander Zhapaj

Ky i fundit u plagos me armë zjarr nga, një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i cili dyshohet se i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë dhe ka qëlluar.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e  Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen  edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë që po verifikohen edhe veprimet e policisë -Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here