Standard.al

Video/ 5 të plagosur në Fier, Policia dhe RENEA blindojnë spitalin….

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Fier.

Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencës e Spitalit duke lëshuar një breshëri plumbash dhe duke lënë 5 persona të plagosur rëndë.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet një sherr mes palëve, ngjarje e ndodhur në fshatin Levan.

Në spital kanë shkuar të plagosur dy shtetas me armë zjarri e dy me sende të forta, ndërsa i pesti u plagos gjatë sulmit në ambjentet e spitalit.

Agresori, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i ka ndjekur deri në spitalin e qytetit të lënduarit, ku edhe ka lëshuar breshërinë e plumbave.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.