Posti i kryeministrit i parëndësishëm

0
144

Nga Isa Zymberi –

Pothuaj se të gjithë në Kosovë e kanë të qartë, madje edhe kundërshtarët partiakë, se LDK dhe LVV e kanë rastin të bëjnë ndryshimin e madh, i cili, nëse bëhet tani, i mundëson Kosovës ta kapë trenin e fundit drejt shtetformimit të mirëfilltë. Përndryshe, kur punët futen në rrugë pakthim, kur të këqijat lëshojnë rrënjë, këndellja është gati e pamundshme pa tronditje të mëdha e të dëmshme.

Nëse analizohet situata shqiptare në përgjithësi, del se ajo është e keqe dhe me gjasë të përkeqësimit të mëtejshëm. Para syve tonë është krijuar rrethi më i rrezikshëm për shqiptarët, rethi që mund të quhet RUSI – SERBI – KOSOVË-SHQIPËRI – TURQI. Këtë rreth e kanë kompletuar krejt pa nevojë dhe për arsye mbase edhe krejt banale, Thaçi në Kosovë dhe Rama në Shqipëri. As njëri as tjetrinuk mund të thuhet se kanë ndonjë formim ideologjik me taban, por me gjasë janë vetëm oportunistëtë mirë. Betonimi i pozicioneve të këtyre dy udhëheqësve, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, është shumë i ngjashëm dhë vështirë i përmbysshëm, sidomos kur opozita është një masë amorfe, e paorganizuar mirë, e pavendosur dhe e paguximshme.

Shumëkush ka shpresuar se pranvera e sivjetme do të sillte ndryshimet e mëdha në Shqipëri, sidomos me fillimin e protestave studentore që janë pothuaj gjithmonë paralajmëruese bukur të sakta të ndryshimeve. Kjo nuk ndodhi. Vazhduan protestat e opozitës, deri më tani pa asnjë rezultat. Partia trashëgimtare e Partisë së Punëstë Shqipërisë staliniste, memetoda të kombinuara dhe pa i lëvizur qerpiku, ka vazhduar planet e veta madje duke organizuar edhe zgjedhjet në formë të garave me një kalë, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke shpërfillur pa të drejtë ligjore dekretin e presidentit, qoftë ai kushtetues apo në shkelje të kushtetutës.Interpretimi legal i dekretit të presidentit nga juristët në Shqipëri është për keqardhje, në anën tjetër, qëndrimi i ndërkombëtarëve karshi zgjedhjeve në Shqipëri duhet t’i bindë shqiptarët njëherë e mirë se diplomacia dhe hipokrizia shkojnë dorëpërdore.Pozita, duke u nisur edhe nga qendrimi i jashtëm, vazhdoi me zgjedhjet e vetme duke u shprehur se dekreti i presidentit ishte i kundërligjshëm dhe si të tillë do ta rrëzojë edhe Gjykata Kushtetuese pasi të kompletohet. Kjo i ngjan një barsolete te viteve 1980 kur, pas demonstratave gjithëpopullore në Kosovë u vendos gjendje e jashtzakonshme fillimisht edhe me orë policore. Barsoletat edhe në momentet më të vështira nuk po ndaleshin. Gjatë orës policore ndalohej dalja pas orës tetë mbrëmjes. “A dëgjove? Mbrëmë një polic boshnjak e ka vrarë një shqiptar në orën shtatë e tridhjetë të mbrëmjes se gjoja ka dalë në kundërshtim me orën policore?” Kur i thotë kolegu, “Pse e vrave? Ora policore fillon pas gjysmë ore.” Ky i përgjigjet, “E di ku jeton, nuk ka gjasë të arrijë në shtëpi para orës tetë.”

Duhet të presim se çfarë do të sjellë tetori si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

Me gjasë Kosovës edhe një herë po i jepet mundësia që t’u paraprijë zhvillimeve të mbara edhe në Shqipëri si në prag të viteve ’90 të shekullit të kaluar.Atëherë këtë rol e ka luajtur LDK-ja e vetme, kësaj radhe këtë mund ta bëjë bashkë edhe me LVV-në. Prandaj është me rëndësi që të dyja këto parti të shohin sa më larg përpara dhe të mos i ngrisin njëra-tjetrës barriera të panevojshme e të pakuptimta. Më me rëndësi është a do t’ia dalin ta bëjnë koalicionin, sesa kush do të jetë kryeministër.

LDK—ja dhe LVV-ja, me gjithë problemet që kanë pasur dhe kanë, qoftë brenda vetes apo dhe me njëra tjetrën, nëse vërtet synojnë një ndryshim që do t’i kthejë shpresat e humbura në shtetin e Kosovës, duhet t’i gjykojnë gjërat me shumë urti.

Analizat publike të pozicioneve të tyre janë të panevojshme.

Koalicioni nuk bëhet vetëm për postin e kryministrit. Ka mjaft pozicione të tjera që janë jashtëzakonisht të rëndësishme me të cilat mund të bëhet balancimi.

Hatrimi i LVV-së, në bazë të deklaratave nga disa zyrtarë të saj, është i paarsyeshëm. Për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit të LDK-së, ka qenë e domosdoshme që të përzgjidhet dikush për t’i prirë listës në zgjedhje. Vjosa Osmani në këtë moment e ka të njëjtin pozicion në LDK, në raport me zgjedhjet, ashtu siç e ka Albin Kurti në LVV. Bisedimet e vërteta për koalicion duhet të bëhen tani. Ato që janë folur deri më tash mund të shërbejnë vetëm si përafrime pozitive.

LDK dhe LVV duhet t’ia shtrojnë vetvetës pyetjen më themelore: akanë gjasë, qoftë njëra apo tjetra, të dalin të parat në zgjedhje, gjë që, sipas një vendimi kontravers të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, do t’i mundësonte formimin e qeverisë edhe me koalicione paszgjedhore. Nëse janë të bindura se mund t’ia dalin, lirisht mund të mos e bëjnë koalicionin. Nëse nuk janë të sigurta, atëherë duhet të orientohen patjetër nga koalicini dhe pastaj, në shkallë ta tjera, t’i diskutojnë të gjitha elementet e koalcionit duke përfshirë edhe postet.

Posti i kryeministrit, në botën demokratike, njihet si ministri i parë midis të barabartëve. Ka shumë pozicione të tjera përpos postit të kryeministrit që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin me të cilat individët e duhur, e që punojnë mirë e me përkushtim, mund të ngriten dhe të mbeten të përmendur në historinë e shtetit.

LDK-ja dhe LVV-ja njihen, njëra si parti e durimit, kurse tjetra si parti e guximit madje me karakteristika revolucionare. Në këtë moment, duke u nisur edhe nga këto karakterizime themelore, ato mund të kombinohen mirë. Qëtë dyja kanë pasur nga një shkallim në të kaluarën dhe nuk mund të jenë kurrë ato që mendojnë se janë apo kanë qenë. Duhet të kenë mbledhur mend nga këto shkallime dhe ta njohin edhe veten e tyre më mirë.

Pazari i zgjedhjeve tek ne është shumë i mbrapshtë dhe i ngatërruer. Përveç disa partiva me anëtarësi më numerike, kemi plotë parti hiena që vetëm shikojnë ku të ngjiten për të kapur ndonjë pozitë në shtetin edhe ashtu të kapur në shumë pikëpamje.

Koalicioni LDK-LVV do të mund të konsiderohej si kolaicion i madh, i shpresës së madhe, dhe ai mund t’i rrisë si LDK-në ashtu dhe LVV-në. Mirëpo, do pasur parasysh se ky koalicion do t’i bashkojë të gjithë të tjerët nënjë taborr të vetëm me gjasë që edhe ai të jetë bukur i suksesshëm, sidomos duke pasur parasysh se kanjë klientelë të fortë të stabilizuar mirë me punësime, tenderime e marifetllëqe të tjera.

Në gjendjen e tanishme të shtetit, më me renëdësi se kush do të jetë kryeministër është të shtrohet pyetja se a ka individë që, me përkrahjen edhe të kryeminstrit/kryeministres, mund ta sjellin në normalitet ministrinë e drejtësisë, ministrinë e punëve të brendshme, misnitrinë e arsimit, ta zëmë. E kanë rëndësinë e tyre të gjithë sektorët e tjerë të shtetit, por në këto tri pozicione nevojiten reforma të thella nga individë që janë të gatshëm jo vetëm të udhëheqin, por edhe të flijojnë shumë nga vetja e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here