Njolla gjaku dhe njerëz që bërtasin! Ç’po ndodh në Spitalin e Fierit???

0
143

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur para pak minutash në urgjencën e Spitalit të Fierit, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Dosja.al ka siguruar dhe video nga vendi i ngjarjes dhe nga brenda spitalit, ku shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar godinën.

Në tokë ka njolla gjaku dhe dëgjohen të bërtitura që vijnë nga dhomat ku po mjekohen të plagosurit.

Bëhet me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve. Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Sa duket, njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here