Një trup i pajetë u mor nga ambulanca dhe…

0
105

Zyra e prokurorit kombëtar kundër terrorizmit ishte informuar, por nuk ka marrë përgjegjësinë e çështjes në këtë fazë. Majin e kaluar, një bombë përpara dyqanit të një furre buke në Lyon qendror la 14 persona të plagosur.

Dy burra të armatosur me thika dhe me hanxhar kanë terrorizuar metronë në Lion të Francës. Si pasojë e sulmit, një 19-vjeçar u vra dhe nëntë të tjerë janë plagosur, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën, tha një zyrtar rajonal dhe shërbime emergjente.

Dy burra, njëri i armatosur me thikë dhe tjetri me një kamxhik, kryen sulmin në Villeurbanne, zonë periferike e Lionit, në Francën juglindore, tha zyrtari, pa dhënë detaje të tjera mbi motivin e goditjes me thikë, shkruajnë mediat franceze dhe ato botërore.

Një nga burrat që kreu sulmin u arrestua nga policia, ndërsa tjetri është në arrati. Sulmi ndodhi afër një stacioni metroje. Një gazetar i AFP në vendngjarje tha se ka parë një trup të marrë në një ambulancë dhe gjurmë gjaku në tokë.

Zyra e prokurorit kombëtar kundër terrorizmit ishte informuar, por nuk ka marrë përgjegjësinë e çështjes në këtë fazë. Majin e kaluar, një bombë përpara dyqanit të një furre buke në Lyon qendror la 14 persona të plagosur lehtë.

Autori i krimit të ngjarjes së asaj kohe, një algjerian i ri i radikalizuar, i cili u arrestua tre ditë më vonë, u zotua për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, sipas rrëfimit të tij. Lyon, qyteti i tretë i Francës, deri atëherë kishte mbetur i paprekur nga vala e sulmeve xhihadiste që ka vrarë 251 njerëz në Francë që nga viti 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here