Standard.al

“Kapa spiunen dhe ju afrova…”, Kejsi fut shoqen ‘në sherr’ me Stresin, i vë pas vajzën për të raportuar çdo veprim

0

Arkimed Lushaj ka treguar një episod tejet ‘pikant’ teksa ishte në lidhje me ish-të dashurën e tij.

E fiksuar se mos Stresi e mashtronte ishi i reperit i ka vënë pas mikeshën e saj, për të raportuar çdo veprim të Stresit.

I ftuar në “Bukë me vete”, nën drejtimin e Roza Latit, Stresi ka rrëfyer se si ndodhi gjithçka, atë natë që ai mashtronte ish-in e tij, sikur ishte në shtëpi.

Teksa reperi me plot gojë, i pohonte se ndodhet në shpi, nga ana tjetër ishte mikesha e ish-të dashurës që dërgonte fotot live të Stresit, në një nga clubet më të njohura në kryeqytet.

“Më ka rastis që kam kap spiunen në club. Spiunen që më ruante mua kur isha i lidhur. Dilja unë në Folie më merrte:

“Ku je?”, unë i thoja në shtëpi, dhe ajo: “Pa bëj be?”, po përzotin jam në shpi, pastaj kur më çonte fotot. Pastaj në bazë të fotos gaboi, sepse kur ma çoi foton unë e afrova nga këndi ku ma bëri foton, dhe ishin 5 goca ulur, i shkova aty dhe më tha: “Unë jam”.

Thjesht e qortova sepse është diçka që s’mund t’i hysh dikujt kaq thellë”– është shprehur Stresi gjatë intervistës me Roza Latin.

Pak kohë më parë, Stresi i dha fund lidhjes disa vjeçare më Kejsin, vajzën që I kishte rrëmbyer zemrën dhe kishte kurorëzuar dashurinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.