Standard.al

Atentati në Fier/ Flet drejtoresha e spitalit, ja çfarë ndodhi…

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur diten e djeshme qytetin e Fierit. Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e Spitalit Rajonal Fier dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë, duke plagosur tre prej tyre.

Mësohet se atentatori dhe të plagosurit kishin pasur më herët një sherr. Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe FNSH kanë mbërritur në spital. Në ambientet spiatlore ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko.

Në deklaratën e tij për mediat, Marko tha se policia ka arrestuar dy persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim. Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.

Ndërkaq, drejtoresha e spitalit Nevila Shuke u shpreh se tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.