Standard.al

Plas rrjeti/ Ristrukturimi shkodran, po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?! (FOTO)

0

Rama shkarkoi të gjithë meshkujt drejtorë në qarkun e Shkodrës. Ai mendon se drejtorë në këtë qyet duhet të jenë vetëm femra. Situata u bë komike në rrjet dhe per pasojë vërshuan memet dhe humori me drejtoreshat e Ramës.

Rama’zoni: Drejtorë do jenë vetëm femra…

Me poshte lexoni shkrimin e gazetarit

Denis Dyrnjaja

Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale por edhe në vijimësi promovoi dhe vazhdon të theksojë me një gjuhë gati diskriminuese ndaj burrave, idenë e angazhimit të grave në administrim dhe në politikë. Madje idea basardoi deri në humorin se edhe certifikatat e pronësisë për legalizimet kur i shpërndante, dëshironte t’ua jepte grave, pasi burrat sipas tij janë një lloj qenieje me probleme brenda familjes dhe shoqërisë. A ka burra të tillë? Sa të duash! A janë të gjithë të tillë? Apsolitisht jo! Po pse atëherë kryeministri sa vjen e shton dozën se gratë janë për punë e burrat jo. Gratë janë më të afta e burrat jo. Pse kjo frymë ndasie që në çdo rast në njërin krah krijon diskriminim. Besoj se nuk ka ndonjë grua që mendon se duhet promovuar një grua e paaftë vetëm për shkak se është grua. Ndaj kjo teza seksiste e Ramës, është po aq diskriminuese sa mohimi i çdo gruaje që duhet të ketë vendin e saj për kontributin e saj, sipas meritave të saj në çdo detyrë, familje apo shoqëri. Se ky varianti që punët shkojnë keq vetëm pse janë burrat ngjan i çalë, ose nëse është kaq real dhe beson kaq fort te ajo që promovon, kryeministri t’ja lëre detyrën një gruaje. Kjo vërtetë do ishte një hap i madh emancipimi që nuk mbetet vetëm në angazhim propagandistik dhe konjuktural. Me atë rast do të zgjidhej dhe kjo “kriza e tjerrë” politike e pambarimtë që buron prej burrash – sipas tezës së Ramës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.