Standard.al

Memoriali turk/ Mërtiri: S’duhej të ekzistonte. Nëse Veliaj merr sërish mandat, Tirana do të kthehet në qytet idiot!

0

Sociologu Ergys Mërtiri komenton prishjen e memorialit turk pranë Liqenit Artificial në Tiranë. AI është shprehur se ky memorial nuk duhej të vendosej pasi thjesht tërheq vëmendjen nga problemet reale në vend.

Duke u kthyer te çështja e Teatrit Kombëtar, Mërtiri deklaroi se, Tirana nuk po i mbetet më asnjë shenjë nga historia e saj.

“Debate shterpë që nuk ndihmojnë në asgjë. Vetë Turqia duhet të pranonte vetë heqjen e saj. Ai memorial nuk duhej të ekzistonte dhe thjesht tërheqin vëmendjen nga problemet reale.

Vendos memoriale për diçka që shqiptarët nuk kanë informacion. Një grusht shteti, të cilit Erdogan u mbrojt. Asnjë nuk e di pse ndodhi, si ndodhi… Shumë pak njerëz e dinë për çfarë bëhet fjalë. Ky memorial nuk të kujton gjë, nuk e ka funksionin e memoriali.

Teatri Kombëtar, një vend që të kujton artin dhe kulturën e vendit. Arkitektura e Teatrit është historia e atij vendi. Ne  kemi prishur bashkinë e vjetër të Tiranës, është prishur Pazari i Vjetër, janë prishur lagjet e vjetra tiranase, po prishen vilat. Ka mbetur vetëm shtëpia e Toptanëve, që i është syri për pallat. Projekti i Teatrit përfshin edhe shtëpinë e Toptanëve dhe unë kam përshtypjen që edhe ajo do të prishet.

Nëse Veliaj vazhdon edhe një mandat, Tirana do të jetë vetëm në foto. Një qytet betoni, një qytet idiot”, është shprehur Mërtiri.

Syri Tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.