KUJDES! PAMJE TË RËNDA nga aksidenti në Elbasan/ Turisti izraelit poshtë makinës, qytetarët…

0
113

Dy makina dhe një motor u përfshinë në një aksident në Elbasan. Një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin me iniciale F. P., është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin me iniciale B.U., të dy banues në Elbasan.

Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip “Honda”  që drejtohej nga shtetasi izraelit me iniciale N.S.

Si pasojë e aksidentit u plagosën drejtuesi i motorit dhe pasagjerja izraelite me iniciale M.N.

Dy turistët fillimisht u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportuan drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ja pamje të reja nga vendngjarja, pak çaste pas aksidentit, ku shihet se si turisti izraelit ka përfunduar poshtë makinës, ndërsa qytetarë kalimtarë janë përpjekur ti japin ndihmën e parë.

Ja pamjet:

Syri.net
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here