Standard.al

Çfarë pritet të ndodhë gjatë shtatorit?/ Ja si shprehen aleatët e opozitës së bashkuar!

0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pro negociatave me Partinë Socialiste, po kundër negociatave të drejtëpërdrejta midis Bashës dhe Ramës.

Ndërkohë që Mediu vazhdon ti mbetet mendimin  kundër djegies së mandateve dhe vazhdimit të luftës politike në Parlament.

Tjetër mendim ka kreu i Agrare Ambientalistes, Agron Duka që shprehet se i qëndron linjës së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Ndërsa Duka e cilësoi si të detyrueshëm hapin e djegies së mandateve nga opozita.

Mediu dhe Duka ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me aksionin e opozitës këtë sezon të ri politik.

Sipas tyre protestat popullore do të shoqërohen edhe me takime me popullin për t’iu ofruar atyre alternativën qeverisëse të opozitës.

Dy aleatët e Bashës, mbështesin qëndrimin e Presidenit Meta dhe tentativat e tij për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Në ditet në vazhdim opozita e bashkuar pritet të mbajë një takim, ku do të diskutohen edhe hapat konkrete të cilat do të ndiqen, për të arritur atë cfarë opozita ka synim, zgjedhje të lira e të ndershme të cilat sipas saj, duhet të realizohen nga një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër.

News 24

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.