Zjarr edhe në Pogradec, ja arsyeja dhe rreziku që u kanoset banorëve…

0
148

Flakëve nuk ju kanë shpëtuar as vreshtat e fshatit Grabovicë në bashkinë e Pogradecit. Zjarri fillimisht është shfaqur në afërsi të fshatit Çërravë, ndërsa erërat e forta i kanë ndryshuar drejtim duke e çuar më në veri.

Temperaturat e nxehta, erërat dhe shkurret e thata favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe për pasojë edhe izolimin e flakëve. Për shuarjen e këtij zjarri me përmasa të konsiderueshme janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, punonjës të MZSH si dhe banorë të zonës por izolimi i flakëve duket i vështirë për momentin.

Flakët përhapen me shpejtësi si pasojë e shkurëve të thata në këtë zonë teksa rrezikojnë të përfshijnë jo vetëm vreshtat e banorëve por edhe telat e linjës përcjellëse të energjisë elektrike si dhe kabujt e njërës prej kompanive telefonike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here