Skandal/ Zbulohet biseda, Spartak Braho ofendon kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ‘kjo është plehrë’!

0
141

Deputeti Spartak Braho ka fyer në mënyrë të turpshme kryetaren e Autoritetit të për Informimin e Dosjeve të Sigurimit, Gentjana Sula, duke e cilësuar atë një plehrë.

Zbulimi është bërë nga gazeta ‘Mapo’ e cila ka zbardhur një pjesë të bisedës në grupin e whats appit ku janë pjesë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, midis të cilëve edhe Spartak Braho.

Siç shikohet edhe nga printscrean i bisedës, menjëherë sapo në whats app hidhet një shkresë ku znj. Sula informon anëtarët e këtij komisioni për një aktivitet që zhvillohet në Presidencë për të nderuar një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist, ku bëhet fjalë për familjen Petrela. 

Menjëherë pas komentit vulgar dhe aspak etik të Spartak Brahos, në whats app poshtë tij ka komentuar deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi  që e quan Spartak Brahon një komunist të ndyrë.

Lexoni në foton e mëposhtme shkëmbimin e komenteve

Image

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here