Protesta e studentëve, Mehmetaj: Lëvizja më e fortë dhe e drejtë në 30 vitet e fundit në vend!

0
85

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj me një shënim në “Facebook” i është rikthyer sërish protestës së studentëve.  Ajo thotë se mbrëmjen e kaluar në Kampin Veror të LRI-së në Jalë një grup studentësh publikuan disa nga momentet e protestës së tyre, ndërsa tha se ajo ishte një nga lëvizjet më të forta e të drejta në 30 vitet e fundit në vend. Për Mehmetaj, protesta e studentëve vrau frikën dhe adresojë problematikat e sistemit arsimor.

Postimi i Mehmetajt:

Mbrëmjen e djeshme në Kampin Veror të LRI në Jalë studentët pjesëmarrës shfaqën një video me momentet më pikante të protestës së studentëve. Në ato pak minuta të videos të gjithë u kthyem në emocionet e asaj proteste, që për disa javë ktheu shpresën, vrau frikën, për herë të parë në 29 vite mori vëmendjen e të gjithë shoqërisë e klasës politike drejt problemeve të arsimit, e mbi të gjitha, falë mbështetjes së jashtëzakonshme qytetare, çorri maskën e qeverisë, nxorri në pah frikën e Edi Ramës duke rrëzuar të gjithë qeverinë e tij.

Ajo protestë tregoi se forca rinore e bërë bashke mund çdo padrejtësi, përmbys regjime edhe kur ato janë ngushtësisht të lidhura ne krimin. Protesta studentore e dhjetorit 18’ tregoi sa e dobët është qeveria e Ramës e sa i fortë mund të jetë reagimi përballë të keqes kur bëhet me pasion dhe atdhedashuri.

Pothuaj një vit pas asaj proteste, asnjë prej premtive që u dha nga qeveria nuk u mbajt, studentët vazhdojnë të hasen me të njejtat probleme qe i nxisin ndër të tjera të largohen sa më parë nga vendi. Pas mësimeve që morëm dhjetorin e kaluar duhet të kuptojmë se nuk kemi çfarë të presim, vetëm të reagojmë për ta larguar sa më parë këtë regjim shkatërrues.

Pjesë e protestës së studentëve dhe të atyre të rinjve që frymëzuan shqiptarët ishin dhe disa nga anëtarët e LRI. Të rinj të cilët janë pjesë e këtij forumi prej vitesh por dhe të tjerë që u bashkuan pas protestës së studentëve në partinë e rinisë, në LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here