Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Këngëtari shqiptar konfirmoi ndarjen nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku u shpreh për ish-bashkëshorten e tij në mënyrën më të mirë.
Mirëpo, së fundi janë zbuluar disa detaje të reja që tregojnë se shkaku i ndarjes ka qenë një lidhje jashtëmartesore e Robertit me një modele. Sipas “Insajder” Nora e ka paditur Robertin në Gjykatën Themelore të Prishtinës për këtë gjë dhe disa ditë pas kësaj padie, ai ka dhënë lajmin në rrjete sociale.
“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, thotë burimi.