Standard.al

FOTOT-EMRAT/ Ja shqiptarët e arrestuar në trafikun e kokainës nga Ballkani në Itali!

0

15 persona midis të cilëve 3 shqiptarë dhe 9 italianë janë arrestuar nga Policia italiane në kuadër të operacionit të koduar ‘Tuneli’, që ka lidhje me identifikimin dhe ndalimin e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Trafikantët merreshin me trafikun e drogës nga Ballkani në Mangialupi në Messina

12 personat aktualisht të ndaluar janë Santino Di Pietro 21 vjeç, Francesco Delia 29 vjeç, Francesco Maggio 35 vjeç, Salvatore Micari 34 vjeç, Domenico Pappalardo 34 vjeç, Francesco Di Giovanni 56 vjeç, Cristian Restuçia 26 vjeç, Andrea Caporlingua 27 vjeç, Antonino Ieni 59 vjeç.

Në vazhdim të operacionit, policia italiane ka arrestuar Ajet Çepaj 50 vjeç dhe Rito Mecaj që jetonin në Barcelonë.

Kurse Ernard Hoxha 34 vjeç jetonte në Leçe.

Kurse një tjetër i dyshuar i ndaluar është 29-vjeçari shqiptar Klaidi Koka, i cili jetonte në Ragusa.

Në kërkim nga policia mbeten ende dy shqiptarë, të cilët janë Myzafer Binaj, 40 vjeç, dhe Gerti Kalaj, 29 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.