Banorët e Tiranës duhen të deklarojnë shtëpitë, afati deri më 15 shtator

0
116

Qytetarët në Tiranë deri më 15 Shtator duhet të vetëdeklarojnë pranë zyrave të ujësjellësit pronat e tyre. Taksa e pronës do të fillojë të përllogaritet me metodën e re dhe do të paguhet çdo muaj në faturën e ujit.

Këtë formular duhet ta plotësojë çdo pronar apo përdorues i një ndërtese në Tirane deri më 15 shtator. Qytetarët duhet të shkojnë pranë ëdo pike të ujësjellësit të vetëdeklarojnë të dhënat për banesën e tyre.

Kjo pasi taksa e pronës do t’u llogaritet me metodologjinë e re, sa 0.05% e vlerës, e do të paguhet çdo muaj në faturën e ujit. Për të kryer procesin e vetëdeklarimit qytetarët duhet të paraqesin pranë sporteleve të ujësjellësit këto dokumente.

“Karta identiteti, libreza e ujit, certifikata e pronësisë e shoqëruar me kartelën e pasurisë , në mungesë të saj koftrata e shitblerjes, dhurimi ose e shkëmbimit. Mund të jetë vetëdeklarimi i Aluzinit ose rivlerësimi i banesës nëse e kanë abonentët”.

Vetëdeklarimi i kryer nga qytetarët më pas do të verifikohet nga zyrat e ujësjellësit me ato të Hipotekave apo ALUIZNI-t nëse banesa është në proces legalizmi. Në rast se vlerat do rezultojnë të ndryshme taksa do të bazohet në shifrën më të lartë.

Takse prone paguhet për shtëpitë, garazhet e mbyllura e bodrumet. Prej saj përjashtohen pensionistët, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, banesat sociale dhe ndërtesat në funksion të komuniteteve fetare./abcnews.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here