Arrestohet 22-vjeçari shqiptar me italianen në makinë, iu gjetën lëndë narkotike…

0
112

Një shqiptar i njohur për precedentët e tij me drogën, u arrestua nga policia italiane natën midis të mërkurës dhe të enjtes pasi në makinën me të cilën lëvizte bashkë me një grua, iu gjetën 50 gramë heroinë.

22 vjeçari e kishte njërën dozë në xhep ndërsa dy të tjera në kasetën e makinës, me të cilën po shkonte në ‘punë’.

I riu do të përballet tashme me akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Telashet për të nisën rreth orës 1 të mbrëmjes, kur policët vendosën të ndalonin  një Fiat Bravo, me të cilën djaloshi po kalonte në rrugën Porpora.

Drejtuesi ka qenë nervoz që në momentin e parë, çka ka bërë që policët të kryejnë një kontroll më të imtësishëm.

Tani hetuesit po përpiqen të gjejnë lidhjet midis të riut shqiptar dhe 46 vjeçares italiane në makinë që është edhe pronarja e automjetit.

 

©

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here