Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Video/ Skandal në Superligën e Serbisë, goli “hajdutçe” sjell grushta e shkelma!

Video/ Skandal në Superligën e Serbisë, goli “hajdutçe” sjell grushta e shkelma!

0
157
Pamjet e çuditshme dhe që nuk kanë nevojë për shumë koment vijnë nga Superliga e Serbisë, në sfidën mes Metalacit dhe Batçkës, takim i përfunduar me fitoren e të zotëve të shtëpisë me shifrat 2-0. Por ajo që servir ndeshja dhe që ka bërë xhiron e botës, ka ndodhur në pjesën e parë. Markoviç i Baçkën mbetet i shtrirë në fushë dhe lojtarët që të ndihmohet shoku i tyre duke kërkuar ndërprerjen e ndeshjes.
 Në fakt, kështu duket se dhe mendojnë edhe lojtarët e Metalacait… përveç Gërboviç, që u vidhet mbrojtësve kundërshtarë dhe shënon gol. Këtu nis skandali me të gjithë ekipin kundërshtar që ndjek Gërboviç në fushë duke e goditur me grushte e shkelma, ndërsa më pas nis një sherr masiv në fushë, që përfundon me 4 kartonë të kuq dhe trajnerin e Batçkës jashtë stolit. Më pas në minutën e 87-të, vendësit shënojnë dhe golin e dytë. Por shikoni videon!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here