Rrahu turistët, Gjykata Apelit merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

0
106

Gjykata e Apelit Vlorë lë në burg Mihal Kokëdhimën. Pas apelimit të vendimit për masën e arrestit dhënë nga gjykata e Shkallës së parë Vlorë, edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj.
Habilaj në masën e arrestit vendos dhënien e arrestit me burg, ndërsa vendimi u kontestua nga pala mbrojtëse. Edhe në apel vendimi ka mbetur në fuqi. Ndërsa Kokëdhima tashme ka ndërruar edhe mbrojtjen, avokatët.

Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bërë xhiron e rrjetit tashmë.

Ndërkohë lokali i Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, u shemb pak ditë më parë IKMT-ja pasi ishte ndërtuar pa leje.

Gjatë senacës së kaluar në gjykatë Kokëdhima foli lidhur me pamjet skandaloze dhe të frikshme të përhapura gjerësisht nëpër media që prej ditës së djeshme, ku u është sulur mbi xhamin e makinës disa turistëve spanjollë që ishin larguar nga restoranti i tij pa paguar faturën.

55-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka ushtruar dhunë mbi asnjërin prej personave që udhëtonin në mjetin ku pronari i resortit u kacavjerr për t’i ndaluar turistët.

Ai argumenton se përpara se ta bënte atë veprim, ka tentuar të njoftojë Policinë por që pretendon se nuk i është përgjigjur në telefon.

Kokëdhima shprehet se ka qenë iu paarmatosur dhe se vetëm një celular kishte me vete, ndërsa ka ngulmuar se e gjithë jehona që i është dhënë ngjarjes ka prapavijë politik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here