Reagon Myftiu i Zonës Shkodër pas akuzave të familjes Gokovi: Ne nuk zaptojmë pronën e huaj…

0
104

Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, në një reagim për “Koha Jonë”, u është përgjigjur akuzave të familjes Gokovi lidhur për vjedhje të pronës dhe kërcënimImam Muhamed B. Sytari deklaron se në asnjë rast, nga institucioni fetar që ai drejton nuk është kryer kërcënim apo grabitje e pronës. Imami shpjegon parimet e besimit islam nuk tolerojnë asnjë akt të tillë apo të ngjashëm.

Nga ana tjetër, Imam Muhamed B. Sytari, shpjegon se si gjithë komunitetet e tjera fetare edhe Myftinia e Shkodrës ka prona që i janë marrë që nga viti 1967. “Natyrshëm, nuk hyn në misionin e Myftinisë Shkodër dhe të asnjë myftinie kërcënimi me jetë i askujt, as grabitja e pronës private. Të dyja këto, jeta dhe prona (por jo vetëm), janë të shenjta për ne në Islam dhe, drejt kësaj thërrasim vazhdimisht në predikimet tona tradicionale. Nga ana tjetër, janë mbi 100 dosje me pronat e grabitura, të tjetërsuara e të zhvatura qysh pas vitit 1967 dhe të patrajtuara me seriozitetin e duhur në AKKP”,- thotë Imami Muhamed B. Sytari.

Lidhur me këto prona, siç është dhe rasti i familjes Gokovi, Imam Muhamed B. Sytari deklaron se institucioni ka ndjekur rrugët ligjore, në bazë të vendimeve të gjykatave.

 Reagimi i Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari:

“Natyrshëm, nuk hyn në misionin e Myftinisë Shkodër dhe të asnjë myftinie kërcënimi me jetë i askujt, as grabitja e pronës private. Të dyja këto, jeta dhe prona (por jo vetëm), janë të shenjta për ne në Islam dhe, drejt kësaj thërrasim vazhdimisht në predikimet tona tradicionale. Nga ana tjetër, janë mbi 100 dosje me pronat e grabitura, të tjetërsuara e të zhvatura qysh pas vitit 1967 dhe të patrajtuara me seriozitetin e duhur në AKKP.

Për këtë, si Myftinia Shkodër, ashtu edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, është i angazhuar me krejt rrugët legjitime për të arritur më të mirën në drejtim të kthimit të pronave të zaptuara. Ne nuk zaptojmë pronën e huaj, as abuzojmë me shenjtëritë e tjetrit. Ky është kufi i kuq, fetarisht dhe ligjërisht!

Por, njëkohësisht, aty ku kemi vendime gjykate për të drejtën tonë, a urdhëra ekzekutimi të parealizuara nga institucionet vendore, a të ngjashme, natyrshëm që do të ndjekim rrugët ligjore të vendit tonë për të arritur tek e drejta e jonë e shenjtë, pa toleruar asnjë përpjekje për rigrabitjen dhe rizhvatjen e pronës tonë legjitime!

Vakëfet janë të shenjta dhe kthimi i tyre në origjinë është borxh moral e shpirtëror, qytetar e kombëtar, në hak të atyre që nuk janë më dhe të atyre që do të vijnë!

Bekime e mirësi paçi!

Imam Muhamed B. Sytari

Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, më 28 gusht 2019”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here