Standard.al

Paloka ‘masakron’ Ballën: I qëmton vetë Valdrinët dhe tani nxjerr Tao Pallën që të thotë ‘fajin e kanë ata’

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas justifikimeve të këtij të fundit se fajin nuk e ka kryeministri Edi Rama apo PS, por vetë Valdrin Pjetri.

Në postimin e tij Paloka shkruan se, ishte Balla dhe Rama që i zgjidhnin vetë Valdrinët i kandidonin edhe padëshirë dhe tani dalin me tezën se fajin e kanë ata.

“I qëmton vetë Valdrinët, ju a dërgon edhe kundër vullnetit të tyre dhe pastaj deklaron se fajin e kanë ata…Për ta çuar talljen deri në fund, për komunikim nxjerr Tao Pallën…”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.