Standard.al

Mbledhja e Kryesisë së PS/ Rama “ndalon” transmetimin e prononcimit të Bushatit për mediat

0

Mbledhja e sotme e Kryesisë së PS-së ka pasur jo pak debate lidhur me mënyrën e qeverisjes dhe organizmin e partisë.

Ish-ministri, Ditmir Bushati në përfundim të mbledhjes deklaroi se ka diskutuar për reformimin e partisë dhe ndryshimin e mënyrës së sjelljes së PS në Shkodër, pas largimit të Vlardin Pjetrit nga ligjit i dekriminalizmit.

Ajo që ra në sy është se kryeministri Edi Rama, në televizionin privat, ERTV nuk e transmetoi prononcimin e Bushatit për mediat.

Edhe pse kameramani i Edi Ramës ishte jashtë, bashkë me mediat e tjera, kreu i qeverisë nuk e pa të udhës që t’i informonte socialistët me qëndrimet që ka ish-ministri i tij.

Ndërkohë, ERTV ka transmetuar fjalën e Taulant Ballës dhe atë të kryetares së re të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, që ka dalë nga votimet moniste të 30 qershorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.