Maliqi: Të shpërndahet Parlamenti për ti dhënë fund krizës politike dhe kriminelëve që po sundojnë shtetin!

0
92

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se Parlamenti duhet të shpërndahet sa më parë për ti dhënë fund krizës politike.

Në një reagim në Facebook, deputeti i pavarur thotë se zgjidhja e vetme e kësaj krize politike mbeten zgjedhjet, protestat masive dhe ndërhyrja ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Lefter Malqit në Facebook

Te dashur miq te hënen ora 17:00 dt 02 Shtator fillon seanca e pare parlamentare ne sesionin e dyte. Shpresoj dhe besoj qe parlamenti aktual te shperndahet para vitit te ri dhe vendi te kaloj ne zgjedhje te parakohshme.

Nuk me intereson mandati deputetit para te ardhmes se vendit, pasi mandati im mund te jete shume i vlefshem per elektoratin qe perfaqesoj, por ai nuk vlen per zgjidhjen e krizes, pasi parlamenti nuk eshte demokratik por i kapur nga mazhoranca, po keshtu pushteti lokal dhe te gjitha institucionet jane te kapura nga Rama, ska as drejtesi te pavarur as polici te depolitizuar as pushtet lokal demokratik por ka vetem shenja te isnstalimit te diktatures, varferi ne popull, shkelje te drejtave te njeriut, abuzime, korrupsion, droge, vrasje, aksidente, paaftesi ne drejtimin e administrates dhe shantazhime e kërcënime per punonjesit e shtetit.

Kudo rritje cmimesh e taksash,vjedhje,burgosje politike,kapje te medias se lire dhe kercenime. Krimi, bandat, oligarket, te fortet po sundojne shtetin.

Zgjidhja e vetme e kesaj krize te rende politike dhe ekonomike mbeten zgjedhjet e lira te ndershme te parakohshme lokale dhe parlamentare me cdo mjet demokratik ,protesta te qëndrueshme masive ose me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here