“Kriminaliteti vjen kur gjen terrenin e duhur”/ Mërtiri: Krimi në Shqipëri nuk është ordiner, por i lidhur me politikën…

0
121

Sociologu Ergys Mërtiri është shprehur se tashmë krimi në Shqipëri nuk është ordiner por i lidhur me politikën dhe bizneset.

Sipas tij, krimi gjendet në sallën Kuvendit dhe zyrat e kryetarëve të bashkive.

Mërtiri shtoi se, krimi nuk ka lulëzuar nga mungesa e vëmendjes së shtetit por nga hapësira që vetë shteti i ka krijuar.

“Kriminaliteti vjen kur gjen terrenin e duhur. Sigurisht që varfëria është një prej elementëve të rëndësishëm në rritjen e kriminalitetit, papunësia, mungesa e perspektivës i bën shumë njerëz të shtyhen drejt rrugës së krimit për të ndërtuar një të ardhme të tyre. Por nuk është vetëm kjo sepse në Shqipëri krimi nuk ordiner por mainstream. 

Krimi është i lidhur me politikën, me bizneset. Krimi është ngjitur tashmë në politikë dhe gjendet në sallën Kuvendit, zyrat e kryetarëve të bashkisë, kudo. Krimi sot nuk është thjesht ordiner, produkt i varfërisë por është krim i simuluar nga realiteti politik i cili nëpërmjet lidhjeve që gjen dhe kërkon me grupet kriminale rrit pushtetin e vet, potencialin e vet të korruptueshmërisë etj.

Krimi nuk është i lulëzuar nga mungesa e vëmendjes së shtetit por nga hapësira që vetë shteti apo politika i ka krijuar krimit për të lulëzuar”, është shprehur sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri.

 

 Ora News
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here