Standard.al

Gjermanët mbështesin kandidimin e Vjosa Osmanit/ Politikanët e rinj, energji dhe vizion i ri për Kosovën!

0

Nicolas Loeber, anëtari i CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe anëtar i Bungestagut gjerman, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Vjosa Osmanin si mandatare për kryeministre në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Kandidimin e Osmanit ai e sheh si një mundësi që Kosovës t’i jepet një vizion dhe energji e re për të ecur përpara.

“Unë besoj fuqishëm që politikanët e ri dhe të besueshëm mund t’i injektojnë Kosovës energji dhe vizion të ri”, shkruan Loeber.

Ndër të tjera ai ka thënë se Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Republikës së Kosovës që po garon për postin e kryeministres.

“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK-ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, shkruanj në Twitter politikani gjerman, përcjell Ballkani.info.

Aktualisht janë duke u zhvilluar negociata ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Por LDK-ja këmbëngul se, posti i kryeministri nuk negociohet, pavarësisht se përballë është Albin Kurti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.