Dalin detaje të reja/ Si u përjashtua nga policia Santiago Malko, pista kryesore e hetimit…

0
99

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i ish-policit 26-vjeçar, Santiago Malko, në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.

Policia ka përjashtuar nga pistat e hetimit konfliktin e ish-policit me vëllezërit Gentian e Edmond Lashi, në vitin 2016, pasi anëtarët e të dy familjeve i kishin dhënë besën njëri-tjetrit se do ta mbyllnin këtë ngjarje.

Për këtë arsye, pistat kryesore të hetimit janë përqendruar në fushën e biznesit të lojërave të fatit të viktimës, si dhe në faktin se ai ka qenë një ndër protagonistët e ngjarjes së 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku u vra një person.

Santiago Malko ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2014, për shkak të një problemi me lojërat e fatit. Ai kishte një biznes me lojëra fati, me të cilin kishte thyer ligjin.

Deri në momentin e përjashtimit nga policia, ai ishte një person pa probleme me drejtësinë.

Por, pas përjashtimit, i riu ka nisur problemet me ligjin, me konfliktin në lokal me vëllezërit Lashi, ku pati tentativë edhe për përdorimin e armëve.

Por ky konflikt ishte mbyllur me mirëkuptimin e të dyja familjeve, ndaj dhe është përjashtuar të jetë një ndër arsyet e vrasjes së 26-vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here