Çollaku ironizon PS-në: Halli që nuk mbaron, s’po gjejnë dot drejtues për Shkodrën që nuk është marrë me drogë

0
113

Partia Socialiste po zhvillon Mbledhjen e Kryesisë.

Socialistët do të diskutojnë  për pasardhësin e Valdrin Pjetrit në Shkodër, por çështja që do të marrë më shumë vëmendje është mandatimi i një grupi pune, i cili do të merret konkretisht me riorganizimin tërësor të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Teksa në media qarkullojnë disa emra të mundshëm për zëvendësuesin e Pjetrit, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pas publikimit të fakteve nga PD që e nxirrnin atë të dënuar në Itali, nuk mungojnë as ironitë.
Një të tillë ka postuar pak minuta më parë edhe anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku.

“Halli që nuk mbaron… E ka një hall të madh sot Kryesia e PS. Nuk po gjejnë dot drejtues për Shkodrën që nuk është marrë me drogë ose ndonje krim tjetër”, shkruan Çollaku në postimin e tij. /Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here