Bushati lëshon ‘bombën’: Rkthyem njerëz me të kaluar të dyshimtë, ky fenomen duhet të ç’rrënjoset!

0
96

Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e kryesisë ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke analizuar rastin e Valdrin Pjetrit, theksoi para mediave se ky fenomen duhet të çrrënjoset dhe të gjitha subjektet politike duhet t’u japin qytetarëve të saj emrat më të mirë.

Në një komunikim me mediat pas daljes nga selia e PS, ish ministri i jashtëm u shpreh se, forca politike që ai përfaqëson vazhdon të ketë probleme me të kaluarën kriminale të kandidatëve të saj.

“Ne morëm një vendim kohë më parë, duke i ndërprerë mandatin personave që në të shkuarën kishin probleme me ligjin. Morëm mbështetjen dhe përshëndetjet nga SHBA, ndërsa tani në tryezat tona kemi të njëjtat probleme”, u shpreh Bushati. 

Sipas tij, PS është një familje e madhe që bashkë me partitë e tjera suhet të reformohen brenda tyre, për ti dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemeve me dekriminalizimin.

“Ne nuk jemi prokurori dhe as gjyqtarë, por kemi përgjegjësinë tonë për vendimmarrjet e gabuara”, shtoi Ditmir Bushati.

Sipas tij, PS duhet të jetë parti e progresit dhe e komunitetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here