Zgjedhjet e parakohshme, miratohet buxheti / KQZ: Edhe 3 ditë afat për të përmbyllur koalicionet parazgjedhore

0
130

Komisioni Qendror Zgjedhor ka sot miratuar buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, i cili është rreth 6 milionë euro.

Gjatë mbledhjes së KQZ u caktuan edhe afatet e aktiviteteve zgjedhore, sipas të cilave fushata zgjat dhjetë ditë, duke filluar nga 25 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 30 gusht.

KQZ po ashtu ka bërë të ditur se partitë politike kanë edhe tre ditë afat për të bërë koalicionet parazgjedhore. 

“Deklarimi për koalicione të partive politike fillon me 27 gusht dhe përfundon me 30 gusht 2019”, thuhet në vendimin e KQZ.

Disa parti i kanë konkretizuar koalicionet deri tani. AAK e drejtuar nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është në koalicion me PSD-në e Visar Ymerit, ndërsa AKR e Behgjet Pacollit ka arritur marrëveshjen me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here