Skandal në Maliq/ Banorët: Uji i pijshëm vjen vetëm 10 min dhe është me krimba…

0
136

Rreth 4000 banorë të fshatit Orman në bashkinë e Maliqit, vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Problemi i ujit e ka shoqëruar prej kohësh këtë fshat por gjatë këtij muaji situata është bërë më alarmante.

Ata tregojnë se në çezmat e tyre nuk rrjedh asnjë pikë uji, veç 10 minuta në mëngjes. Përveçse i pamjaftueshëm, sipas tyre ai është i ndotur me papastërti dhe krimba, rrjedhimisht dhe i papërdorshëm. Duke shpresuar se këtë herë thirrja e tyre nuk do të bjerë në vesh të shurdhët, ata ngrenë zërin për zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.

“Kohët e fundit nuk ka ujë fare. Më parë disi vinte. Edhe këtë që kemi është i pisët. Duhet të mbushim ujë të pijshëm duhet të shkojmë në fshatrat përreth, edhe për të gatuar. Uji është i pisët. Duhet të vendosësh napën 4 ose 5 copa që të kullohet e pastaj ta pimë. Nuk ka pasur ujë edhe nuk ka. Ai që vjen është i pisët dhe me krimba. Duhet të vendosesh napën në 4 ose 5 copa që të kullohet. Edhe pusi është flakë i kuq, nuk bën për asgjë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here