“Pray for Amazon”, slogani më i ri i idiotëve

0
137

Nga Gjorg Kodra

Tmerr i madh në pyjet e Amazonës,  shifra alarmante, shpejtësia e djegies ka arritur nivel rekord, raportojne mediat “prestigjioze”.

5 fusha futbolli në minutë. Tmerr, u buu buuuu. Do mbetet planeti pa oksigjen! Pray for Amazon. Pastaj ulesh me laps e letër e kupton se tmerri s’na qenka dhe aq tmerr, bota nuk do shuhet, mushkëritë e tokës janë shëndoshë e mirë.

5 fusha futbolli në minutë, do të thotë 5 hektarë në minutë. Pra 300 hektarë në orë ose 7200 Ha në ditë. Djegia zgjat prej 4 ditësh, sigurisht jo me këtë “ritëm rekord” por po e përdor për lehtësi veprimesh.

Rezulton se sipërfaqja totale maksimale e djegur deri më tani është më pak se 30.000 hektarë pyje të mrekullueshme tropikale. Sipërfaqja totale e Amazonës është 550 milionë hektarë që do të thotë se 30.000 Ha të djegura janë më pak se 0.0001% e sipërfaqes. Ky është dëmtimi që i shkakton një cigare e vetme mushkërive të njeriut.

Kush po lutet për Amazonën në fakt vetëm sa po mbështet një fushatë të shëmtuar globale të mediave të majta ultra liberale për të goditur qeverinë e djathtë braziliane të Bolsonaros si të papërgjegjshme, arrogante dhe antiambjentaliste.

Duan të rrëzojnë qeverinë më të sukseshme në historinë e Brazilit me një shkrepëse! Urime dhe suksese!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here