Standard.al

Mediat greke ‘shigjetojnë’ Ramën: Frikacak i Erdoganit!!! Mos provoko…

0

Mediat greke nuk e kanë mirëpritur faktin që kryeministri Edi Rama i ka quajtur kazan pasi publikuan lajmin se ai po kalonte disa pushime në Trikalla.

Në artikujt e botuar ditën e sotme, mediat greke e kanë quajtur Ramën një njeri anti grek, duke i kujtuar gjithashtu edhe emigracionin shqiptar.

Madje disa të tjera e cilësojnë si një frikacak të Erdoganit.

“Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bënte pushime në Greqi.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi.

Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi.

Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektojë Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë,”- shkruan Tribune.gr ndër të tjera.

Media greke “Trikalavoice.gr”, botoi një artikull ku thuhej se kryeministri shqiptar, ndodhej në Trikala. Media shtonte se Rama ishte i vetëm dhe se kishte konsumuar drekë dhe kafe në sheshin e qytetit.

Në dy reagime të njëpasnjëshme në Twitter, Rama u shpreh se edhe media greke është “kazan”, dhe se nuk ka pushuar jashtë vendit që prej 2013-ës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.