Standard.al

Mamaja e Stresit bën një lutje për të birin: ‘Allahu qoftë…

0

Përveç postimeve me thumb që reperi Stresi dhe Keisi po bëjnë për njëri tjetrin këto kohë, vëmendjen në profilin e Stresit e ka marrë së fundmi një foto e bisedës me mamanë e tij.

Mamaja e tij i ka dërguar Stresit një foto ku tregon se sapo ka dalë nga xhamia pasi është falur dhe krahas saj i shkruan:

“Sa dola prej xhamie, fala namazin e akshamit. Në dorë të Allahut qofsh e çdo ditë lutem të drejtohesh në rrugën e tij. Zoti pranoftë lutjet e mia! Allahu qoftë pranë teje në çdo hap.”

Sigurisht që ky mesazh e ka emocionuar Stresin dhe e ka narë për të gjithë fansat e tij duke e shoqëruar me një shkrim:

“A e din se jeta fillon duke u zgju e dashuru me ftyrën e Nanës, Çdo dashuri Lind dhe përfundon aty.”- ka shkruar reperi në postim, fjalë të marra nga një prej këngëve të tij, e cila i dedikohet mamasë së tij.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.