EMRI/ Dënohet shqiptari, shiste kokainë për të operuar nënën në Shqipëri

0
98

Një gjykatë në Angli ka dënuar sot një 22 vjeçar shqiptar me 3.5 vite burgim, i akuzuar për veprën penale ‘posedim dhe shpërndarje droge’.

Abdul Çakalli, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe, ndërsa u kap duke drejtuar një makinë tip ‘Vauxhall Astra’ në Southborough pranë  zonës së Mançesterit.

Gjatë kontrollit, 22-vjeçarit shqiptar iu gjetën 42 pako çamçakizash, ku kishte fshehur një sasi droge, të llojit kokainë.

Nga hetimet e kryera u zbulua se Çakalli kishte falsifikuar edhe një patentë portugeze me emrin Alfred Santos.

Ai pranoi akuzat dhe tha se kishte shitur drogë për të siguruar para, të cilat do t’i përdorte më pas për operimin e nënës në Shqipëri.

Megjithatë trupa gjykuese nuk i mori në konsideratë argumentet e shqiptarit dhe në fund vendosi ta dënojë atë me 3.5 vite burg, ndërsa pas vuajtjes së dënimit ai do të dëbohet drejt Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here