Standard.al

Rasti i Kajmakut, reagon ZGJIDHJA: Të shporret Edi Rama që ka mbledhur kriminelët e banditët!

0

Partia ZGJIDHJA përmes një reagimi shkruan në lidhje me rastin e Agim Kajmakut në Vorë.

ZGJIDHJA shprehet se problemi më i madh për shqiptarët vazhdon të mbetet Edi Rama, që ka mbledhur rreth vetes kriminelë e banditë dhe po shkatërron Partinë Socialiste.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Rama, kajmaku i Rilindjes

Kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, akuzoi sot se sulmet ndaj tij janë të nxitura politikisht, pas marrjes së detyrës, duke siguruar publikun se nuk ishte marrë kurrë me trafiqe dhe krime.

Për ta bërë sa më të besueshme pafajësinë e vet, Kajmaku e lidhi fatin e jetës së tij me atë të qindra mijëra shqiptarëve që emigruan në Greqi dhe ndryshuan gjeneralitetet, për të patur mundësi që të punonin dhe jetonin për bukën e gojës.

Nuk kemi ndërmend të merremi me kartelën penale të Kajmakut të Vorës, sepse prezumimi i pafajësisë është një atu që nuk duhet prekur, megjithëse raportimet e mediave, bazuar në të dhënat e policisë greke, thonë se të katër shtetasit shqiptarë me gjeneralitetet greke, Jorgo Toto, siç e pati ndërruar edhe kryebashkiaku i Vorës, janë prej vitesh në kërkim nga Greqia.

Problemi nuk ka qenë dhe nuk është te Elvis Rroshi i Kavajës, Valdrin Pjetri i Shkodrës, apo Agim Kajmaku i Vorës. Problemi numër një për Shqipërinë dhe shqiptarët është Edi Rama, kajmaku i sektit të Rilindjes që prej vitesh grumbulloi pranë vetes kriminelë, trafikantë e të korruptuar dhe e kalbëzoi deri në palcë sistemin tonë politik dhe shoqëror, bashkë me Sali Berishën dhe të tjerët kryetarë partish të kriminalizuara.

Partia ‘Zgjidhja’ prej kohësh ka deklaruar emergjencën kombëtare që të shembet nga pushteti Edi Rama, ky “i vdekur që ecën’, që i ka mbushur PS-në dhe institucionet e shtetit me banda dhe kriminelë, ka shkatërruar një parti historike të të majtës, dhe sot e ka vënë vendin të sundohet nga sekti i Rilindjes, në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Deputetët apo pushtetarët vendorë të Ramës me rekorde kriminale janë pjesë e Rilindjes, qeverisin, vjedhin, bëjnë biznes të pisët dhe grabisin pa mëshirë Shqipërinë. Rama, Veliaj dhe dhjetra rilindas të elitës kanë vetëm agjendë personale: luftojnë për pushtet dhe pasuri për vete dhe për një grusht oligarkësh që ndërojnë flamur e padron sa herë ndërron pushteti. Prej 6 vitesh këtë po bëjnë, ndërsa popullin e kanë hedhur të kacafytet për kriminelët, injorantët e puthadorët që vënë nëpër lista dhe i gradojnë deputetë apo kryebashkiakë për të vijuar të shpenguar ngritjen e koncesioneve që do t’u marrin shqiptarëve të skamur 2 miliardë euro të tjera dhe do të rrëmbejnë pasuritë e fundit të mbetura të Shqipërisë.

Kajmaku i Vorës, edhe mund të largohet dhe Rama, herët a vonë, do t’’ia kthejë shpinën siç bëri me Rroshin, apo me Pjetrin, të cilët i përdori dhe i shfrytëzoi për të fituar pushtetin për vete, por kjo nuk ndryshon gjë për shqiptarët. Urgjenca jonë është të flakim nga pushteti kriminal, Ramën, kajmakun e Rilindjes që pasi uzurpoi PS-në, i ka vënë këmbën në fyt Shqipërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.