Rama kërkon ‘kokën’ e Adi Krastës, kërcënon Hysenbelliun për ta pushuar nga News 24

0
237

Gazetari i njohur dhe moderatori i A-Show, Adi Krasta është ndër zërat më kritikë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Por kjo gjë duket se do t’i kushtojnë vendin e punës.

Burime për Syri.net tregojnë se, Krasta nuk do jetë më në News 24, kjo për shkak se pronari i televizionit, Irfan Hysenbelliu është “kërcënuar” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Tri herë gjatë dy mandateve qeverisëse të socialistëve është larguar Krasta me kërkesa ultimative nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Në fillim ndërhyrja e qeverisë çoi në mbylljen të Agon Channel.

Më pas Krasta nuk u lejua të vazhdonte sezonin e dytë të programit “E Diel”, në Top Channel.

Monologu mbi të rinjtë që rekrutoheshin nga qeverisja për tu përdorur si ushtri e posaçme për sulmet online kundër atyre që mendonin ndryshe, bëri që me urdhër të Vjollca Hoxhës i gjithë programi i fundit “E Diel” të hiqej nga YouTube.

Këtë herë, kërkesa e Ramës dhe Veliajt për “kokën” e Krastës i është bërë vazhdimisht një pronari  të shantazhueshëm të cilin si dhe pronarë të tjerë mediash pushteti socialist i ka ballafaquar me tatime e kontrolle të posaçme ndëshkuese ose me favore shumë-milionëshe.

Marrëdhënia konfliktuale e kryeministrit Rama me mediat dhe drejtuesit e programeve del shumë në pah në një vit me probleme të thella, të pazgjidhshme, të politikës aktive në Shqipëri si dhe tharjen e plotë të fondeve për të cilat ka nevojë industria televizive e cila është tanimë në një krizë të thellë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here