Prokuroria i jep afat 5-ditor Kajmakut që të depozitojë shenjat e gishtave!

0
530

Pas denoncimeve të PD-së, Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithëshme nis verifikimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Gazetari Muhamed Veliu në edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel, raportoi se Departamenti i Dekriminalizimit ka protokolluar të premten e shkuar një kërkesë për dhënien e shenjave të gishtërinjeve nga zoti Kajmaku.

Kjo kërkesë ka mbërritur në bashkinë Vorë paraditen e të hënës.

Ai ka në dispozicion pesë ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe depozituar shenjat e gishtërinjve. Ky veprim merr një rëndësi të posaçme, pasi Agim Kajmaku sipas PD-së, ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.

Menjëherë pas kësaj procedure Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithshme, përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’i dërgojë një letër porosi autoriteteve të drejtësisë greke.

Nëse vërtetohen zyrtarisht akuzat e PD-së për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku rrezikon të dënohet me 4 vite burg/tch/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here