Standard.al

Panariti: Shqipëria e ndotur nga kriminalizimi, po biem në greminë. Situatë shumë e rëndë!

0

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, thotë se 13 tetori është afat kushtetues për zgjedhjet lokale. Për të, zgjedhet lokale dhe të përgjithshme, janë mundësia që Shqipëria dhe politika të dalë nga gremina. ”Tashmë nuk jemi thjesht vetëm në kushtet e ilegjitimitetit zgjedhor por ndodhemi të ndotur me kriminalizim madje edhe pa patur konkurrencë dhe konkurente. Kjo është shumë e rëndë! Prej kohësh po rrijmë dhe vështrojmë humnerën dhe ajo po na tërheq drejt saj”,-shkruan Panariti.

Postimi i plotë

Zgjedhje te menjehereshme lokale dhe parlamentare, per te dale nga gremina por edhe për të ndalur diskreditimin kombëtar e nderkombetar! Sigurisht ne afatin me te afert kushtetues të mundshëm!

Trembedhjete Tetori eshte afat kushtetues, i dekretuar tashmë! Eshte datë në fuqi dhe e pa rrezuar nga gjykatat supreme të vendit. Interpretimet mbi validitetin nuk mundet ti bejne partitë dhe politikanët, as komisionet dhe kolegjet zgjedhore por vetëm ligji dhe kushtetuta. Por koha ecen dhe datat treten! Bashkë me to edhe shpresa per legjitimitet dhe kushtetueshmeri ne ketë vend.

Nese sahatin nuk e kthejmë dot prapa dhe kohen e kemi tashmë të humbur me shumicë, unë kam bindjen se perseri mundemi që edhe në “Zeitnot” apo “Last minute” me vullnet dhe kompromis politik, procesi mund te rikthehet dhe te rimerret nga fillimi duke e futur ate ne shtrat kushtetues dhe ne afate ligjore, duke garantuar garë, alternativa dhe sidomos besueshmëri dhe gjithë pranim.

Tashmë nuk jemi thjesht vetëm ne kushtet e ilegjitimitetit zgjedhor por ndodhemi të ndotur me kriminalizim madje edhe pa patur konkurrence dhe konkurente. Kjo eshte shumë e rende! Prej kohesh po rrijme dhe veshtrojme humnerën dhe ajo po na terheq drejt saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.