Lushnjë/ Do vriste të ëmën me silenciator, arrestohet 38-vjeçari

0
116

Eshte arrestuar një person në Lushnje pasi dyshohet se do te kryente një krim në familje.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se shtetasi E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre

 Ja njoftimi i plotë i Policisë:
Reagimi në kohë i policisë parandalon një krim brënda familjes

Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.

Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here